Batutat pa mikrofon në Kuvend, Salianji- Ramës: E ke shumë të dobët hartimin, lexoje lexoje të plotë akt-akuzën
Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Kuvend ka kaluar me batuta me deputetët demokratë, të cilët nga vendi i kanë kërkuar kreut të qeverisë të mos manipulojë me fjalët dhe ta lexoje të plotë akt akuzën.
Edi Rama: Pavarësisht se pas një hetimi të gjatë për të cilin kam marrë vesh vetëm kur jam pyetur nga një gazetar amerikan i Insider, në të gjithë rreshtat e akt akuzës nuk ka asnjë akuzë dhe asnjë të dhënë tjetër përveç raportimit korrekt të takimeve të mia me zyrtarin e lartë amerikan, apo faktin e vërtetë se ai ka folur me mua për rrezikun rus.
Ervin Salianji: Po e manipulon dhe këtu sy me sy, lexoje të plotë akt-akuzen. Krimi është që kanë pas interesa financiare. Krimi është qe ke përdorur pushtetin si Kryeministër për t’i dhënë licensa dhe koncensione.
Edi Rama: Dihen, njihen dhe shquhen botërisht për nisma të kësaj natyre ata që më akuzojnë mua në këtë sallë. Janë po ata që kur ishin në pushtet i kanë bërë të gjitha të zezat dhe jo vetëm s’ka nevojë për shumë shpjegime rreth tyre, por unë skam ardhur sot dhe s’do të vijë më për ta. Këtu do vijë sa herë të jetë nevoja për respekt të zgjedhësve që përfaqësoj dhe në respekt të deputetëve të shumicës që s’mund t’i lija vetëm.
Ervin Salianji: E ke hartim të dobët.
Edi Rama: Rikthehem tek personi A, B,C e me radhë, përsëritet ditë-natë kryeministri përsëritet 14 herë në akt-akuzë. Por aktakuza vetë çfarë thotë? Personi B operonte si këshilltar jo zyrtar i kryeministrit. Dorian Duçka ishte si këshilltar i jashtëm në ato vite. Po krimi apo kompromentimi ku është?
Ervin Salianji: Nuk po lexon aktakuzën e plotë!
Edi Rama: Po ti kishim informacionet për financimin rus të PD si do i mbanim të fshehura? Luli nuk i merrte vetë paratë ruse, por ia merrte tutori. Po të kisha informacion, do t’i kisha përcjellë kudo që të mundja. Problem për vendin do të ishte sikur unë të kisha informacion se rusët hidhnin para për birra dhe çadra për të rrëzuar qeverinë dhe të mos reagoja.
Edi Paloka: Je frikacak!
Sali Berisha: Përgjigju pyetjeve.
Fraksion.com