AktualitetPolitikëTë fundit

Balla nxori audio përgjimin për 21 janarin, Salianji: Talleni me gjakun e viktimave të asaj ngjarjeje! Rama lexoi ç’i kishin shkruar të tjerët dhe iku

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka folur për replikë pasi Balla nxori në Kuvend audiopëgjimin e publikuar dje. Salianji akuzoi mazhorancën se janë të korruptuar dhe se janë tallur me gjakun e viktimave të asaj ngjarjeje të rëndë.

Sa i takon fjalimit të Ramës, Salianji e cilësoi si hartim të dobët dhe të përgatitur në formë të tillë që vetëm të lexonte dhe mos të dilte nga “skaleta”.

“Unë jam opozitë dhe s’më blen dot njeri dhe do jem gjithnjë opozitë. Keni vite që ngrini akuza. Keni gjithë pushtetin dhe s’lëshoni asnjë. Keni gjithë këto vite që akuzoni për 21 janarin dhe talleni me gjakun e atyre viktimave të shkretë. Kryeministri foli për ujëra të zeza, nuk tha dhe manipuloi akt akuzën. Por për herë të parë, sterronte dhe ishte strehuar në egoizmin e vetë dhe nuk doli nga asnjë fjalë që i kishin shkruar. Pse nuk e thotë kryeministri që pas takimit A dhe B shkuan në SHBA dhe korruptuan shefin e FBI. Hartimi i kryeministrit sot ishte shumë i dobët. Nuk është folur kurrë në këto përmasa, nga SHBA, MB Itali etj, më shumë sesa sot për korrupsionin dhe gjithë elementët e tjerë që e kanë sterruar këtë vend.”- tha Salianji.

 

Fraksion.com