AktualitetTë fundit

Aksidenti te ‘Shallvaret’, lirohet shoferi i urbanit të Unazës

Shoferi i autobusit të linjës së Unazës, është liruar nga burgu, ndërsa gjykata ka caktuar sot masën e ‘arrestit të shtëpisë’.

Agron Xhafa akuzohet se shkaktoi aksidentin e para pak ditëve te Shallvaret, ku me urbanin u përplasën 9 automjete të tjera.

Sipas dëshmisë së 63-vjeçarit, në momentin e përplasjes masive, humbi vetëdijen, duke shtuar se vuan nga diabeti dhe tensioni.

 

Fraksion.com