“Të shkojë ku të shkojë”, tragjedia në Greqi: Treni i mallrave u përplas me atë të pasagjerëve. Video
E paimagjinueshme është tragjedia e ndodhur në Greqi, ku një tren mallrash është përplasur me një tren pasagjerësh, gjatë mesnatës.
Të paktën 32 pasagjerë kanë humbur jetën dhe 85 të tjerë raportohen të plagosur, prej të cilëve thuhet se 25 janë në gjendje të rëndë.
Hellenic Train nuk i është përgjigjur ende pyetjes se si ndodhi ky gabim katastrofik që shkaktoi viktima dhe të plagosur.
Disa dëshmi të pasagjerëve që udhëtonin në trenin 62 të Inter City hedhin dritë mbi të dhënat që u shpalosën pak para përplasjes së ashpër të dy trenave përballë tuneleve të Luginës së Tempes. “Ka konfuzion në shina…Të shkojë ku të shkojë”, kanë treguar dëshmitarët se ka thënë drejtuesi i trenit.
“20 minuta vonesë, gjysmë ore, pastaj shoferi na thotë një orë me vonesë dhe atëherë ai thotë se ka konfuzion në linja!”, kështu ka thënë një pasagjer.
Një tjetër pasagjer dëshmon se drejtuesit e trenit u dëgjuan të thoshin përmes radios “Shkojmë kudo që të shkojë”!
"Παμε κι οπου βγεί" ακουσε να λένε μέσω των ασυρμάτων , επιβάτης που επέβαινε στη μοιραία αμαχοστοιχία !!!
Τα συμπεράσματα δικά σας #τεμπη pic.twitter.com/Xhzkkbt2Zm— Ωρα για poll (@poll64376196) March 1, 2023
Në vendin e ngjarjes kanë mbetur vetëm vagonët e shkrumbuar të trenave. Grupet e shpëtimit po vijojnë të kontrollojnë dhe bilanci tragjik pritet të rritet. Ndërkohë, po punohet për të zbuluar shkakun e aksidentit.
Fraksion.com