Life StyleTë fundit

Të gjithë kundër Luizit! Ermiona ‘sulmon’ Kiarën, Oltën dhe Maestron

Mbrëmja nuk kaloi e qetë në ‘Big Brother VIP Albania’. Ermiona Lekbello, nuk dëshironte të dëgjonte bisedat mes Oltës, Maestros dhe Kiarës, të cilët ishin shtrirë pranë saj. Në mes të natës, me tone të larta, ajo kërkoi nga tre banorët që t’i linin këto biseda, madje iu drejtua Maestros duke i thënë se nuk është as Kiara as Olta, duke i kërkuar që t’i fliste mirë.

Më pas, Jona iu drejtua me tone të ashpra edhe Kiarës, e cila ishte duke biseduar me dy banorët e tjerë. Ajo e këshilloi duke e kujtuar se Olta nuk ia do të mirën jo vetëm asaj por asnjë banori aty brenda.

“Ju shaheshit dhe tani uleni e bëni muhabet. Ça muhabeti do bëni ju për shembull. Ti ajo tjetra Dea, Olta, nuk e di sa herë para syve të mi ka dashur të të hedhë poshtë. Mendoni se Olta të do të mirën ty, ajo interesin e vet do. Nuk e shikon si i sulmon gratë, hipokrite, hipokrite janë”- tha Ermiona.

Ermiona: Nuk jam unë as Kiara, as Olta. Palaçon me mua nuk e bën njeri. Ishe një i paedukatë, nëse doje të flisje me të, të shkoje diku tjetër. Ec mi Kiara, ça po mendon se është aleati jot? Apo ajo? Asnjë nuk ke aleat.

Kiara: Po nxitohesh shumë.

Ermiona: Nuk jam Luizi unë. Nuk je në dashuri, jemi në lojë bashkë.

Kiara: Unë nuk jam në lojë tani, po të flas.

Ermiona: Nuk kam shoqe këtu brenda, më lër të flej, boll se na lodhët. Jam këtu duke dëgjuar vuajtjet e juaja. Ja qesh ajo se i bëhet qefi kur shikon njerëz që grinden, kështu e ke shtëpinë tate, të palumtur? Jeni bërë si gore, nuk ju rri goja. Vetëm vujtje kjo shtëpi, se na lodhët, na e bëtë jetën këtu brenda më skëterrë se jashtë.

I gjithë diskutimi nisi për shkak të sjelljes së Luizit ndaj Kiarës, gjatë lojës së ‘Vëllait të Madh’. Kjo temë u prek edhe gjatë Prime-it, aty ku Ermiona dhe Eva i dolën në mbrojtje Luizit.

Çfarë ndodhi gjatë javës?

Vëllai i Madh i dha një mision Ermionës gjatë javës. Ajo duhet të bindte vajzat që të mos kishin fare komunikim me djemtë dhe nëse do arrinte ta bëntë një gjë të tillë, ajo do surprizohej nga vajza e saj. Ajo u tha vajzave se nëse ato do rezistonin duke mos u kominikuar djemëve, do kishin një avantazh në lojë.

Në fakt, avantazhi ishte vetëm për Ermionën, por ajo e tha këtë, si një mënyrë që vajzat të përqëndroheshin në lojë, pasi vetëm në atë mënyrë  mund të takonte vajzën e saj. Ndonëse misioni nisi si një lojë në fillim dhe u shoqërua me batuta të shumta dhe të qeshura pafund, në fakt nuk përfundoi ashtu.

Djemtë e kuptuan që vajzat kishin si mision të mos flisnin fare me to. Ishte Luizi ai i cili bllokoi në lavamanin e tualetit Kiarën, duke mos i dhënë kësaj të fundit fare hapësirë për të lëvizur. Kiara u shpreh se po i merrej fryma dhe kërkoi nga Luizi që ai ta linte të kalonte, por ai nuk e bëri një gjë të tillë. Për më tepër, edhe kur Kiara nisi të qante pasi kishte probleme me frymëmarrjen, ai vijoi ta mbante atë të bllokuar.

Kjo situatë u kthye  në “kaos” në shtëpi dhe krijoi debate dhe përplasje të forta mes Kiarës dhe Luizit, por jo vetëm.

 

Fraksion.com