Uncategorized

Sherr për ‘BBV’, Lori Hoxha ironizon shkrimin e Sonila Meços: Në thelb ke inat grupin “cool”

Lori Hoxha ka reaguar ndaj komentit të gazetares Sonila Meço për ‘Big Brother VIP Albania’. Edhe pse komenti u bë tek ‘close friends’ në Instagram, ajo që Lori shkroi për Meçon u bë publike. ‘Iconstyle’ siguron ‘instastory-n’ ku ka shpërndarë shkrimin e gazetares duke e krahasuar me inatin e një personi ndaj një grupi ‘cool’ të shkollës.

“E keni parasysh ai grupi “cool” i shkollës që me të mirat apo të këqijat e veta prapë është “cool”. Dhe ti në thelb i ke inat po nëse ata do të ftonin të haje drekën me ta, ti do ti lije shokët e fëmijërisë në baltë vetëm që të uleshe njëherë me ta.”

Ky koment, vjen pas shkrimit që bëri ditën e sotme gazetarja Sonila Meço ‘Big Brother’. Ajo i quajti banorët dhe shikuesit e këtij formati ‘kavje’, madje tha se banorët janë mjaftueshëm të rritur për t’u konsideruar viktima, për t’iu bërë gjyqin e për t’u përdorur në një ‘laborator mekanik’, siç i quan ajo.

“Janë kaviet jashtë laboratorit, që presin drejtësi nga një lojë, në një tv privat, me skenar, sponsora dhe fitime marramendëse prej përfshirjes së tyre”– thotë gazetarja për shikuesit të cilët reagojnë menjëherë sapo një gjë ndodh me banorin e tyre të preferuar.

SHKRIMI I PLOTË I GAZETARES MEÇO:

Kavie, kavie, kavie…

Të rritur mjaftueshëm për t’i konsideruar viktima, të provokuar rëndshëm për t’u ulëritur moralin në fytyrë, të përdorur keqaz për t’u bërë gjyqin, të përfshirë me miratimin e tyre për t’u manipuluar, në një laborator mediatik ku rregullat ndryshojnë arbitrarisht.

Ku loja ngatërrohet me koshiencë me jetën reale sipas nevojës së audiencës, ku qëllimi justifikon mjetin, shikueshmëria skandalin, spektakli politikën, morali padrejtësinë dhe dhoma e rrëfimit justifikon ekuilibrat e forcës.

Aty ku dashuria stimulohet me çdo kusht për lojë e loja çon për skrap dashurinë. Aty ku të çojnë me pahir në një puthje, për ta përdorur po atë pahir me prodhu “dhunën”. Aty ku mbijetesa sigurohet vetëm nga intriga, por të “vrasin” me fjalime patetike mbi njerzillëkun.

Dhe në fund të dëmtuarit e mëdhenj janë kaviet jashtë laboratorit, që presin drejtësi nga një lojë, në një tv privat, me skenar, sponsora dhe fitime marramendëse prej përfshirjes së tyre.

Kavie brenda e kavie jashtë… Vëllai i Madh brenda e Shefi i Madh jashtë…

Fraksion.com