Përplasja e trenit në Greqi, Begaj: Unë dhe Shqipëria qëndrojmë përkrah me popullin grek
Presidenti Bajram Begaj u shpreh sot i tronditur nga tragjedia e përplasjes së trenit në Greqinë fqinje.
“Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa të mbijetuarve ju uroj shërim të shpejtë. Unë dhe Shqipëria qëndrojmë përkrah me popullin grek”, shkruan Presidenti në rrjetet sociale.
Të paktën 32 persona u vranë dhe më shumë se 85 u plagosën kur një tren pasagjerësh u përplas dje në mbrëmje me një tren mallrash në Tempi, Greqia qendrore, pranë qytetit të Larisës, tha Shërbimi Grek i Zjarrfikësve.
Fraksion.com