Përplasja e dy trenave në Greqi,Mitsotakis: Do t’i zbulojmë shkaqet, do të bëjmë gjithçka që mundemi që të mos përsëritet
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka vizituar vendin e tragjedisë, ku humbën jetën 40 persona, si pasojë e përplasjes së dy trenave.
Ai u zotua se do të zbulohen shkaqet e plota të aksidentit fatal, teksa ka shtuar se do bëhet gjithçka e mundur për të parandaluar një tragjedi të ngjashme.
Mitsotakis tha se “Ajo që po përjetojmë sot është shumë e vështirë. Po flasim për një tragjedi që nuk mund të përshkruhet sot. Detyra jonë është të mjekojmë të plagosurit dhe prej andej të identifikojmë trupat. Ju garantoj se do të zbulojmë shkaqet e kësaj tragjedie dhe do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të parandaluar që diçka e tillë të mos ndodhë më.”
Fraksion.com