Kiara nuk e takon! Momenti kur Ermiona largohet nga shtëpia e ‘BBV’, përqafon Luizin
Si rrjedhojë e dhunës verbale të përsëritur, ‘Vëllai i Madh’ skualifikoi nga gara Ermiona Lekbellon. Ky vendim u komunikua mëngjesin e sotëm, pas debateve të ashpra që ndodhën një natë më parë. Pasi Luizi lexoi komunikatën, Ermiona u ngrit nga kolltuku duke u drejtuar për nga dhoma e gjumit, aty ku bëri gati valixhet. Asnjë nga banorët nga reagoi, ndërsa vetëm Luizi i shkoi nga pas.
Në momentin kur Ermiona ishte duke dalë nga shtëpia, të vetmit që u afruan për ta përcjellë ishin: Luizi, Eva, Kristi, Keisi dhe Tani. Banorët e tjerë, ishin jashtë në oborr, duke diskutuar ngjarjet që ndodhën, duke mos zgjedhur që ta takonin.
‘Të fala vajzës‘- i thotë Luizi dhe Eva.
Kujtojmë se:
Mbrëmja e djeshme ka sjelll një debat mes Jonës, Armaldos dhe Oltës dhe Kiarës.
Gjatë orëve të vona të natës Olta dhe Armaldo po diskutonin me zë të ulët. Ermiona ka ndjerë bezdisje dhe është revoltuar. Me tone të larta ajo kërkoi nga të tre banorët që t’i linin këto biseda, madje i’u drejtua Maestros duke i thënë se nuk është as Kiara as Olta, duke i kërkuar që t’i fliste mirë.
Ermiona: Nuk jam as Kiara as Olta. Palaçon me mua nuk e bën njëri. Ishe një i paedukatë, nëse doje të flisje me të, të shkoje diku tjetër. Ec mi Kiara, ça po mendon se është aleati jot? Apo ajo? Asnjë nuk ke aleat.
Kiara: Po nxitohesh shumë.
Ermiona: Nuk jam Luizi unë. Nuk je në dashuri, jemi në lojë bashkë.
Fraksion.com