Life StyleTë fundit

“I prish lojën Luizit?!”, Kiara merr “hak” ndaj të dashurit, i nominon shokun e ngushtë

Mes gjithë situatës dhe diskutimeve që u krijuan, shpjegimi i Luizi për veprimin e tij ndaj Kiarës, kishte të bënte pikërisht me ‘shpëtimin’ e Tanit, shokut të tij, nga nominimi. Këtë gjë Luizi ia shprehu edhe vetë Kiarë gjatë debateve që kanë pasur ditët e fundit dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak moderatores.

Madje, ajo ka vendosur të marrë ‘hak’, pikërisht duke përdorur këtë ‘armë’ kundër Luzit. Gjatë spektaklit të djeshëm, në dhomën e rrëfimit, banorët dhanë vetm nga një emër për të nominuar dhe mes gjithë banorëve të nominueshëm, Kiara zgjodhi pikërisht Tanin. Duket se Kira e ka kuptuar se sa i rëndësishëm është aktori i humorit për Luizin dhe ka vendour ta ‘godasë’ pikërisht aty, teksa kujtojmë se dy ditë më parë tha:  “Ti mendoje për Tanin dhe nuk mendoje për të dashurën tënde që e kishe future në cep aty. Më thua mua egoiste, kur je egoist vetë. Më fute aty edhe të thoja “stop”, ti po kënaqeshe aty se po fitoje në lojë. Nuk më respektove një herë, tu prish loja ty se iu dha një avantazh vajzave. Të janë errur sytë edhe vetëm lojën mendon”

Vëmendje mori edhe fakti që Keisi nominoi Armaldon, pikërisht për shkak të asaj që i bëri Kiarës, ndërsa kjo e fundit nuk zgjodhi ta nominojë.

Çfarë ndodhi mes Kiarës dhe Luizit?

Një mision i vendosur nga “Vëllai i Madh” për vajzat e shtëpisë, krijoi kaos, solli lot, debate dhe një situatë të vështirë për Kiara Titon. Ermiona iu komunikoi vajzave të tjera se “Big Brother” iu ka dhënë një mision, ku duhet të injorojnë djemtë e shtëpisë, të mos flasin me ta, të mos reagojnë dhe të mos i prekin. Kështu vajzat do të fitonin një avantazh. Luizi, i cili e kuptoi që në fillim lojën nga reagimet e Kiarës, ishte ai që u mundua të bëjë partneren e tij të dorëzohet për të humbur lojën.

Megjithëse fillimisht i tha Kristi se “gratë tona janë në lojë dhe mund të kenë një avantazh”, ai e çoi Kiarën deri në atë pikë sa ajo të përlotej dhe të kërkonte ndihmë nga Olta.

Luizi e zuri “ngushtë” në një cep, Kiarën në tualet, duke mos e lënë të lirë, deri në momentin që do i fliste dhe do të humbte lojën dhe avantazhin që vajzat do të merrnin. Duke qarë dhe duke thënë, “Olta dua të dal, nuk mundem, po më merret fryma, nuk është normale. Të lutem Olta më ndihmo”, Kiara u përpoq t’i shpëtonte Luizit dhe Armaldos, të cilët nuk hoqën dorë nga presioni që po i bënin Kiarës, duke injoruar tërësisht gjendjen e saj. Pas kësaj, Kiara doli e përlotur jashtë, duke ia treguar edhe një herë Luizit gjendjen e saj të rënduar.

 

Fraksion.com