Horoskopi mujor, mars 2023
Ky është horoskopi për muajin mars 2023. Parashikim i yjeve se si dotë ecë për ju puna shëndeti dhe dashuria për secilën shenjë.
Dashi
Gjatë këtij muaji nuk do keni aspak probleme, përkundrazi tensioni do ulet ndjeshëm. Do doni të bëni edhe gjëra të jashtëzakonshme vetëm që të përjetoni kënaqësi sa më shumë. Nëse jeni në një lidhje, si ju ashtu edhe partneri do e dëgjoni me kujdes njëri-tjetrin dhe nuk do i kundërshtoheni. Ju beqarët nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe vetëm që ta ndryshoni statusin sepse do pendoheni më vonë. E rëndësishme për t’u thënë është që statusi do ndryshoje deri në fund të muajit. Shëndeti për fat të mirë nuk do jetë problematik, përkundrazi edhe nëse keni pasur shqetësime do ndiheni më të qetë. Në planin financiar do keni vështirësi të shumta për ta mbajtur situatën të stabilizuar pasi do jeni të detyruar të shpenzoni për gjera jetike. Në punë nuk duhet të ndaleni edhe sikur t’iu dalin sfida të vështira. Gjithçka mund te kalohet.
Demi
Jeta familjare nuk do ecë shumë mirë gjatë këtij muaji dhe kjo gjë do ju mërzitë herë pas here. Mundohuni të flisni hapur për gjithçka ne mënyrë që të mos keni hatërmbetje më vonë. Jeta në çift, gjysmën e muajit, do jetë e trazuar dhe nuk do mungojnë as debatet. Partneri nuk do dijë si të sillet me ju sepse do ju ndryshojë shpesh humori. Ju beqarët do realizoni disa takime, por nuk do arrini dot të filloni një lidhje të qëndrueshme. Do ju duhet të prisni edhe pak kohë. Gjendja shëndetësore do lërë për të dëshiruar. Mund të prekeni nga gripi, do keni temperaturë dhe nuk do ndiheni në formën e duhur. Në planin financiar do jeni më të motivuar dhe do arrini ta kontrolloni veten për sa ju përket shpenzimeve. Në punë do jeni kreativë dhe do bëni të pamundurën që të arrini atje ku dëshironi.
Binjakët
Ky do jetë një muaj i paqëndrueshëm për të gjithë. Ju që jeni në një lidhje do keni komunikim të hapur me partnerin, por kjo herë do ndikojë për mirë e herë për keq. Disa kohë do jeni pasionante dhe do i shprehni ndjenjat dhe herë të tjera do debatoni dhe do këmbëngulni se keni të drejtë. Ju beqarët do e keni shumë të vështirë të joshni sidomos 15 ditët e para të muajit. Do i vini re pafund defektet e të tjerëve dhe nuk do bindeni. Fatmirësisht javët e fundit do ndryshoni mendim dhe sjellje. Gjendja shëndetësore do lërë për të dëshiruar. Nuk do jeni aq energjike sa më parë dhe stresi mund të japë edhe probleme të tjera. Në planin financiar do jetë një sfidë shumë e madhe rregullimi i të ardhurave. Do mundoheni, por nuk është e sigurt nëse do ja dilni mbanë. Në punë do keni përballje të forta me kolegët dhe shefat, por nuk do tërhiqeni.
Gaforrja
Ky nuk ka për të qenë muaji më i mirë për ju, megjithatë do mund të zgjidhni disa çështje vërtet të rëndësishme që do ju ndihmojnë të avanconi. Nëse jeni në një lidhje mundohuni të ruani përherë qetësinë dhe t’ia plotësoni qejfet partnerit tuaj. Do ndiheni edhe vetë shumë më mirë. Besojini atij edhe disa brenga që ndieni. Ju beqarët mirë do jetë të pranoni çdo ftesë që do ju bëhet sepse mund të takoni personin që keni pritur prej kohësh. Shëndeti do jetë i mirë. Do ndiheni plot gjallëri dhe do dini ta dëgjoni trupin tuaj. Shqetësimet e mëdha thuajse do mungojnë. Në planin financiar Urani do ketë ndikim pozitiv që në datën 5 dhe do ju bëjë të hidhni hapa të rëndësishme. Buxheti juaj do përmirësohet pafundësisht. Në punë do jeni gjithë kohës në aksion dhe do i rregulloni edhe problemet që keni pasur.
Luani
Gjatë këtij muaji duhet të bëni shumë kujdes me sjelljen. Mos bëni çdo gjë sipas mendjes suaj pa pyetur ata që ju rrethojnë dhe që ju duan të mirën. Nëse jeni në një lidhje dëgjojini me kujdes këshillat që ai do iu japë partneri sepse gjithçka ai e bën nga dashuria që ka për ju. Tregohuni edhe pak më tolerantë. Për sa iu përket ju beqareve, ka mundësi të mos e gjeni as këtë muaj personin që po kërkoni. Mundohuni të dilni më shpesh me miqtë që të mos ndiheni vetëm. Shëndeti do fillojë të përmirësohet ndjeshëm. Do i rifitoni energjitë dhe do jeni më dinamikë. Në planin financiar duhet të hidhni çdo hap me maturi. Edhe pse financat do jenë përgjithësisht të qëndrueshme nuk duhet të shpenzoni pa masë. Në punë do jetë një muaj i ngarkuar dhe i lodhshëm. Mos e lëshoni veten sepse mund t’ia dilni mbanë me pak përpjekje.
Virgjëresha
Ky muaj do jetë kryesisht i favorshëm për plotësimin e dëshirave më të mëdha. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një periudhë mjaft të qëndrueshme edhe pse herë pas here mund të debatoni me partnerin. Asgjë nuk do e prishë ambientin që do krijohet. Ju beqarët do jeni tepër të veçantë. Një person interesant mund të ndeze edhe tek ju zjarrin e pasionit dhe gjërat do ndryshojë shpejt. Shëndeti nuk do jetë problematik, por yjet këshillojnë të çlodheni e të relaksoheni më shpesh. Kujdes me punët e tepërta. Në planin financiar mos u tregoni shumë të sigurt në vetvete sepse do bëni gabimin më të madh. Kontrolloni çdo shpenzim që do bëni. Në punë do i shihni gjërat më qartë dhe do afroheni shumë me qëllimet që i kishit vënë vetes. Mos i braktisni projektet që keni nisur.
Peshorja
Këtë muaj do ndiheni shpeshherë keq që nuk do gjeni aq shumë kohë për ta kaluar me të afërmit, por në fakt ata do ju mbështesin dhe do ju kuptojnë për gjithçka. Nëse jeni në një lidhje shpesh do mbizotërojë monotonia në jetën tuaj dhe nuk do i përjetoni emocionet që keni ëndërruar gjithmonë. Duhet të prisni javën e fundit për tu ndier më mirë. Ju beqarët nuk do dini se çfarë të bëjnë sepse nuk do i kenë mendimet aspak të qarta. Në momente të tilla, nuk duhen marre asnjëherë vendime. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme. Duhet patjetër të konsumoni më tepër vitamina në mënyrë që ta rimerrni veten. Në planin financiar do bëni edhe gjëra ekstreme vetëm për ta përmirësuar situatën dhe do ja dilni mbanë. Në punë gjithashtu do keni vetëm arritje dhe sukses pavarësisht konkurrencës.
Akrepi
Me familjarët dhe miqtë gjërat do ecin më së miri këtë muaj. Nëse jeni në një lidhje javët e para, tensioni dhe mosmarrëveshjet do mbizotërojnë. Asnjeri nuk do hapë rrugë dhe nuk do pranojë të dëgjojë justifikime. Ju beqarët do jeni nostalgjikë për të shkuarën dhe mund të mendoni të riktheheni me dikë që dikur e keni dashur. Kujdes sepse personat nuk ndryshojnë lehtësisht dhe mund të vuani përsëri. Shëndeti do jetë përgjithësisht i mirë dhe madje nuk do keni më as shqetësimet nga stomaku apo nga koliti. Buxheti do fillojë të përmirësohet pas datës 10, kështu që deri atëherë tregohuni më të kujdesshëm dhe më të logjikshëm me shpenzimet. Në punë bëjeni çdo gjë pa shumë zhurme sepse përndryshe do nxitni xhelozinë e të tjerëve.
Shigjetari
Muaj i mbushur me entuziazëm do jetë ky për të gjithë. Do kaloni momente shumë të veçanta të cilat do ua shtojnë dëshirën për të jetuar. Ju të dashuruarit do kaloni edhe ditë të vështira kur duhet të bëni disa zgjedhje, por në përgjithësi gjërat do ecin si duhet. Ndjenjat për njeri-tjetrin do jenë gjithmonë të forta. Ju beqarët javën e parë do keni takime, por asnjeri nuk do ju pëlqejë, ndërkohë që pas datës 10 do ketë ndodhi interesante dhe shpresëdhënëse. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, përveç ndonjë dhimbjeje koke, barku apo shpine pa pasoja. Financat vështirë se do i mbani nën kontroll sepse do mendoni vetëm t’ia bëni sa më tepër qejfin vetes. Në punë do i keni idetë shumë të qarta dhe do veproni si duhet. Arkitektet dhe muzikantet do përfundojnë disa projekte gjigande dhe shumë shpejt do marrin fitime të mëdha.
Bricjapi
Ky do jetë një muaj më i mirë për ju. Nëse jeni në një lidhje do i përkushtoheni edhe më tepër atij që keni në krah dhe marrëdhënia mes jush ka për të qene e jashtëzakonshme. Nëse keni shumë vite bashkë mund të mendoni të hidhni edhe hapa më tej. Ju beqarët që deri më tani kane pritur më kot për të ndryshuar statusin, vetëm këtë muaj do mund ta gjeni personin e duhur me të cilin keni për të filluar një lidhje mbresëlënëse. Shëndeti do jetë herë i mirë e herë me disa shqetësime të vogla, por gjithsesi ju nuk do e lëshoni veten aspak. Buxheti do vijë duke u përmirësuar javë pas jave. Përveç fitimeve në këtë gjë do ndikojë edhe përkujdesi dhe maturia juaj. Në punë do keni shumë progres dhe mund të kaloni në një tjetër faze.
Ujori
Ky nuk ka për të qenë një muaj shumë i lehtë për t’u kaluar. Jeta do ju përballë me sfida dhe vështirësi të njëpasnjëshme. Nëse keni një lidhje duhet t’iu përkushtoheni sa më shumë atyre që keni në krah pasi po i latë pas dore do i humbisni pak e nga pak. Problemet e vjetra nuk duhet t’i lini pa i zgjidhur sepse do zmadhohen më tepër. Ju beqarët do i keni të gjitha mundësitë për të filluar një lidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë, por duhet të reflektoni disa herë para se të hidhni hapa. Shëndeti nuk do jetë aspak i keq, edhe pse ndonjëherë lodhja mund t’iu pushtojë. Me financat do jeni diplomatë dhe do ecni gjithmonë me llogari. Asgjë e keqe nuk do ju ndodhë. Në punë do jeni luftarakë dhe askush nuk do mundet t’ua ndalë vrullin. Ju profesionistët e lirë dhe apo të fushës së mësuesisë do keni më tepër sukses.
Peshqit
Këtë muaj do jeni mjaft optimistë dhe do e merrni çdo gjë me pozitivitet. Do i qetësoni gjithmonë edhe ata që do keni pranë. Nëse jeni në një lidhje do keni diskutime afatgjata me atë që keni në krah dhe do gjeni zgjidhje për çdo gjë. Pas javës së parë do mendoni edhe për surpriza dhe kënaqësitë do jenë më të mëdha se më parë. Ju beqarët do e takoni personin e ëndrrave që javën e parë dhe do i gëzoheni akoma më shumë jetës. Shëndeti mund të ketë edhe disa probleme të vogla, por gjithçka do kalojë shpejt. Mundohuni të mos alarmoheni për asgjë. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë pasi ju nuk do dini të bëni kufizime dhe nuk do mendoni për të ardhmen. Në punë do i bindni të gjithë se keni të drejte për disa çështje dhe falë kësaj do merrni edhe propozime fantastike.
Fraksion.com