AktualitetPolitikëTë fundit

Hekurudha Tiranë-Durrës, Rama: E gjithë traseja drejt përfundimit, gati për shina

Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës po vijojnë me ritme të shpejta.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale pamje nga punimet në këtë hekurudhë me degëzim në aeroportin “Nënë Tereza”.

Rama informon se, “është drejt përfundimit e gjithë traseja hekurudhore për vendosjen e shinave”.

Në linjën hekurudhore Tiranë-Durrës, me degëzim në aeroportin “Nënë Tereza”, një tjetër projekt i rëndësishëm infrastrukturor në vend, ka përfunduar 35 % e volumit të punimeve.

E gjithë linja hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas ka një gjatësi prej 39 km në total, 34 prej të cilave i përkasin segmentit Tiranë-Durrës dhe 5 km është gjurma e re që do të lidhet me aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Me ndërtimin e kësaj hekurudhe distanca Tiranë-Rinas do të përshkruhet për 12 minuta, ndërsa ajo Tiranë-Durrës për 22 minuta.

Do të ndërtohen gjithashtu 40 kilometra mure mbajtëse, ndërsa në projekt janë edhe 8 ura.

 

Fraksion.com