Life StyleTë fundit

“Ermiona merre dhe vajzën time kur të dalësh”, Sabiani kërkon që Kejsi të lërë shtëpine e BBV

Sabiani dukej një nga mbështetësit më të mëdhenj të vajzës së tij, Keijsi, kur ajo u fut në Big Brother Vip. Ai gjithmonë deklaronte se vajza e tij kishte të gjithë lirinë e botës për të bërë çfarë t’i donte qejfi.

Megjithatë duket se këngëtari ka ndërruar mendje. Kjo pas romancës së nisur së Kejsit me Kristin. Lidhjen e tyre Sabiani e ka kundërshtuar hapur me disa postime që ka bërë në rrjetet sociale.

Majde ai shkoi deri aty sa fshiu të gjitha fotot me Keisin dhe e hoqi edhe nga friends-at.

Në një video të fundit të publikuar në Instagram, në mbishkrim Sabiani shkruan: “Ermiona merre dhe vajzën time jashtë kur të dalësh”. Ky mesazh vjen pas skualifikimit të Ermionës nga Vëllai i Madh ditën e sotme.

 

Fraksion.com