32 të vdekur nga përplasja e dy trenave në Greqi, presidentja e PE: E trishtuar thellësisht! Mendimet tona janë me popullin grek pas kësaj tragjedie
Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola ka reaguar për aksidentin tragjik që ndodhi në Greqi mbrëmjen e djeshme ku 32 persona humbën jetën nga përplasja e dy trenave.
Nëpërmjet një postimi në twitter, Metsola shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave ndërsa tha se e gjithë vëmendja ishte në Greqi pas kësaj ngjarje tragjike.
“E trishtuar thellësisht nga përplasja e tmerrshme e trenit pranë Larisës në Greqi. Ngushëllimet e mia të sinqerta për të gjitha viktimat, familjet dhe miqtë e tyre. Mirënjohëse për të gjithë shpëtimtarët dhe stafin mjekësor në vendngjarje. Mendimet tona janë me popullin e Greqisë pas kësaj ngjarje tragjike”-shkruan Metsola.
Fraksion.com