12 arketipet e shpirtit njerëzor
Edhe pse jo të gjithë jemi të vetëdijshëm, ekzistojnë 12 lloje shumë specifike “arketipash”. Ndërsa dikush mund të klasifikohet njëherazi në 2 prej tyre, tek secili prej nesh ekziston gjithmonë një arketip specifik që bie në sy. Këto arketipe njihen gjithashtu si Arketipet Jungiane,pasi janë hartuar nga vetë Karl Jung. Ja cilat janë ato:
1. Sundimtari
Ky lloj personi është i fiksuar pas rregullave, dhe të sigurohet që gjërat të renditen ashtu siç duhet të jenë. Nëse i përkisni këtij arketipi, atëherë ka të ngjarë të jeni dikush që i pëlqen të ketë kontrollin e situatave, dhe që të bëjë çmos për t’i arritur gjërat. Ju jeni tipa të organizuar në një mënyrë të atillë që të tjerët nuk janë.
2. Krijuesi
Ky lloj personi është shumë krijues dhe ka zakonisht një shpirt shumë artistik. Gjithmonë jeni duke e vënë mendjen në punë dhe bëni gjëra që njerëzit e tjerë nuk mund t’i imagjinojnë kurrë. Ju jeni më shpikës se sa shumica e njerëzve të tjerë.
3. I urti
Ky lloj personi i ndihmon gjithmonë të tjerët. Nëse i përkisni kësaj kategorie, jeni më shpirtëror në shumicën e kuptimeve, por gjithashtu e dini se nuk jeni i përsosur.
4. I pafajshmi
Në përgjithësi ky lloj personi është shumë optimist. Jeni gjithmonë duke bërë më të mirën tuaj,dhe ndonjëherë mund të përfundoni duke e dëmtuar veten. Keni tendencën të sakrifikoni më shumë seç duhet.
5. Eksploruesi
Këtij njeriu i pëlqen të udhëtojë dhe të shohë botën, por edhe të provojë gjëra të reja. Pra jeni natyrë aventuriere, dhe synoni të bëni gjëra që shumica e njerëzve as që nuk do t’i mendonin. Qëndrimi në një vend ose në një status quo nuk është aspak në axhendën tuaj.
6. Rebeli
Ky lloj personi nuk i përmbahet manualeve që zbatojnë të tjerët. Ai ose ajo do të bëjë gjithçka për të thyer rregullat dhe për të ndërmarrë veprime të rrezikshme. Nëse është ky arketipi juaj, jeni ndoshta lloji i personit që i vë gjithmonë në dyshim gjërat dhe punon për të bërë ndryshime që ju mendoni se janë të nevojshme.
7. Heroi
Ky lloj personi punon gjithmonë për ta bërë më të mirë një vend. Nëse jeni ky arketip, atëherë i mendoni gjërat mirë dhe u vini gjithmonë në ndihmë të tjerëve. Ju përfitoni sa më shumë nga çdo mundësi siç ju paraqitet, dhe jeni një njeri me vullnet të fortë.
8. Magjistari
Ky lloj personi dëshiron ta jetojë në maksimum jetën e tij. Ju tentoni gjithnjë të pamundurën dhe bëni më të mirën për ta arritur atë. Jeni gjithmonë të frymëzuar dhe me shumë imagjinatë. Asgjë nuk ju ndal tëë përpiqeni gjithmonë për më mirë dhe më shumë në jetë.
9. Shakatori
Ky lloj personi është pak a shumë mjaft komik në natyrën e tij. Nëse jeni një i tillë, bëni gjithmonë shaka dhe përpiqeni të ngrini humorin e të tjerëve. Ndonjëherë mund të bëheni paksa i bezdisshëm për të tjerët, por jeni gjithashtu gjithmonë në gjendje të ngrini humorin e atyre që ju rrethojnë.
10. I kudogjenduri
Ky lloj personi është në thelb mbështetës dhe i kujdesshëm, por njëkohësisht shumë i pavarur. Pra ju shihni punët tuaja, por ndihmoni edhe njerëzit e tjerë brenda një norme të arsyeshme. Në përgjithësi ju pëlqen të bëni miq, dhe mund të merreni vesh lehtë me të tjerët.
11. I dashuruari
Ky lloj personi është i fiksuar pas romancës dhe pasionit në tërësi. Pra ju jeni lloji i personit që kërkon kudo dashuri, dhe që i vendos në listën e gjërave të rëndësishme ato që kanë të bëjnë me zemrën. Nuk dëshironi të zhgënjeni askënd afër jush, dhe përpiqeni të jepni 100 për qind për ata që i përkasin rrethin tuaj më të ngushtë.
12. Kujdestari
Ky lloj personi është shumë më i kujdesshëm se sa të tjerët. Ju i tregoni vazhdimisht njerëzve të tjerë se sa të rëndësishëm janë për ju, dhe jeni gjithmonë aty për ata që kanë më shumë rëndësi për ju. Pavarësisht nëse e kuptoni apo jo, kjo ju vendos në një pozicion të avantazhuar.
Fraksion.com