Zyrtari pro-rus pretendon se është çështje kohe derisa Bakhmuti të bjerë
Forcat ruse kontrollojnë rrugët për në Bakhmut dhe është vetëm çështje kohe derisa qyteti të bjerë në duart e rusëve, sipas një këshilltari të kreut të Republikës Popullore të vetëshpallur pro-ruse të Donetskut.
“Tani luftëtarët tashmë janë duke punuar në qytet, pothuajse në rrethin qendror, ata i janë afruar atij,” i tha Yan Gagin transmetuesit shtetëror rus Russia 1 të martën.
“Ka pothuajse kontroll të plotë të të gjitha rrugëve nëpër të cilat mund të futen ose luftëtarë të rinj për rotacion, municione ose pajisje të reja,” tha ai.
“Tashmë është e qartë se Ukraina ka humbur Artemovsk (emri rus për Bakhmut). Pyetja e vetme është se kur do të ndodhë”, shtoi Gagin.
Edhe pse nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur pretendimet e Gaginit, por komandantët ushtarakë ukrainas kanë përshkruar në 24 orët e fundit një situatë të përkeqësuar në Bakhmut, duke e quajtur atë “jashtëzakonisht të tensionuar” dhe “jashtëzakonisht të vështirë”.
Presidenti ukrainas Zelensky tha në fjalimin e tij të natës të hënën se situata në qytetin lindor të Ukrainës po bëhet “gjithnjë e më sfiduese”.
“Armiku po shkatërron vazhdimisht gjithçka që mund të përdoret për të mbrojtur pozicionet tona, për ta siguruar dhe mbrojtur atë”, tha Zelensky, menjëherë pasi komandantët ushtarakë folën për qindra sulme ruse në zonë./cnn
Fraksion.com