AktualitetRajoniTë fundit

Maqedoni e Veriut, shumica e re parlamentare voton ministrat e rinj

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi se Parlamenti me shumicë votash zgjodhi katër ministra të rinj.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se me propozimin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me shumicë votash, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut zgjodhi ministrat e rinj si në vijim:

“Krenar Lloga, ministër që do të udhëheqë Ministrinë e Drejtësisë; Fatmir Mexhiti, ministër që do të udhëheqë Ministrinë e Shëndetësisë; Azir Aliu, ministër që do të udhëheqë Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës; Kaja Shukova ministre që do të udhëheqë Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, ​​thuhet në njoftim.

“Si Qeveri, ne vazhdojmë me zbatimin efikas të reformave në interes të qytetarëve dhe do ta forcojmë shumicën parlamentare, të rrugëtimit evropian, me qëllim të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, si interes shtetëror kombëtar dhe strategjik”, theksohet në njoftim.

Sipas kumtesës së qeverisë, paraprakisht, pas mocionit për shkarkime nga kryeministri Kovaçevski, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar dorëheqjet e ministrit të Drejtësisë, Nikolla Tupançevski, dhe atij të Mjedisit, Naser Nuredini, dhe me zgjerimin e shumicës parlamentare, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut shkarkoi: Bekim Sali nga posti i Ministrit të Shëndetësisë, Admirim Aliti nga posti i Ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Xhemail Çupi, nga posti i ministrit pa portofol për Diasporën./aa

 

Fraksion.com