AktualitetBota+Të fundit

Kremlini: “Realitetet” e reja territoriale të Rusisë nuk mund të ceohen në bisedimet e mundshme të paqes

“Realitetet” e reja territoriale të Rusisë nuk mund të cenohen gjatë bisedimeve të mundshme me Kievin, tha të martën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

“Ka disa realitete, dua të them territoret e reja ruse, është Kushtetuta e Federatës Ruse, e cila nuk mund të injorohet, të cilën pala ruse nuk do të mund ta shkelë kurrë. Këto janë realitete shumë të rëndësishme,” u tha Peskov gazetarëve gjatë një telefonatë e rregullt.

“Federata Ruse ka gjithashtu qëllime të caktuara, të cilat po i arrin gjatë operacionit special ushtarak. Sigurisht, duke pasur parasysh gjendjen e favorshme dhe qëndrimin e duhur të regjimit ukrainas, kjo mund të vendoset edhe në tryezën e bisedimeve. “tha ai.
“Kryesorja është të arrijmë qëllimet tona, ky është sigurisht prioriteti ynë”, shtoi ai.

I pyetur se sa i favorshëm është momenti aktual për këto negociata, Peskov u përgjigj:

“Aktualisht, ndoshta askush nuk mund t’i konstatojë sinjalet nga pala ukrainase. Për momentin, ne vazhdojmë nga pamundësia de jure që pala ukrainase të negociojë për këtë çështje. Ne vazhdojmë nga kjo.”

 

Fraksion.com