Kremlini: Herët për të deklaruar nëse Putin do të garojë sërish për president
Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ka vendosur ende nëse do të garojë sërish në zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen më 2024, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Peskov ka thënë për mediat në Rusi se Putin nuk është në atmosferë fushate, pasi aktualisht është shumë i zënë.
“Nuk e kemi dëgjuar duke thënë diçka, nëse do të garojë apo jo. Kjo do të thotë se është ende herët”, ka thënë Peskov.
Putin – i cili ka dhënë urdhrin për nisjen e luftës në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar – ka qenë president i Rusisë në periudhën 2000-2008 dhe sërish nga viti 2012.
Për shkak të ndryshimit të Kushtetutës së Rusisë, atij do t’i mundësohet gara edhe në vitin e ardhshëm.
Në të kaluarën, Putin e ka bërë të ditur kandidim pak para zgjedhjeve, ndonëse është ditur edhe publikisht se e synon pushtetin.
Fraksion.com