AktualitetTë fundit

Fundoset peshkarexha në afërsi të Sazanit, në bord ndodheshin pronari dhe një punonjës

Një peshkarexhë është fundosur mesditën e sotme në afërsi të Sazanit.

Peshkarexha me emrin “Bashkimi” ka qenë duke peshkuar 3 milje në veri te Sazanit me dy peshkatar në bord, Flori Mezani pronari i anijes së bashku me një punonjës.

Fillimisht personat që ishin në bord kanë kërkuar ndihmë, pasi motori i anijes kishte marrë ujë. Pas marrjes së njoftimit në ndihmë të tyre ka ardhur policia kufitare si dhe roja bregdetare.

Defekti ka qenë në pjesën e pompave të ujit që merr nga deti, ku më pas pjesa e motorit ka marrë ujë dhe anija 18 metra e gjatë është mbytur në 130 metra thellësi uji./tch

 

Fraksion.com