AktualitetPolitikëTë fundit

Sot mbledhja e përbashkët: Shqipëri-Mali i Zi do të nënshkruajnë marrëveshje ndërshtetërore

Sot do të mbahet mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi, ku do të nënshkruhen 11 marrëveshje mes dy vendeve në fushën e energjisë, infrastrukturës, ekonomisë e rinisë. Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve do të mbahet në orën 13:00.

Një vëmendje të madhe do të marrë edhe projekti për ndërtimin e urës mbi lumin Bunë, që dy qeveritë do të nënshkruajnë një marrëveshje. Projekti që do të nënshkruhet për ndërtimin e urës pritet që ta kthejë këtë në një zonë të përbashkët turistike, pasi do të lidhë Velipojën me pjesën tjetër të bregut në Malin e Zi.

Në mbledhjen e qeverisë që mbahet në ambientet e Akademisë së Shkencave do të nënshkruhet edhe marrëveshja që do t’i hapë rrugë ndërtimit të pikës së re kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Kjo pikë kufitare do të hapet pranë Ulqinit dhe Velipojës, në zonën midis Sveti Nikola (Mal i Zi) dhe Pulaj (Shqipëri) dhe do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve mes dy vendeve.

Po ashtu, një tjetër marrëveshje e rëndësishme do të jetë ajo për sigurimet shoqërore, njohja e pensioneve mes dy vendeve.

Kjo është mbledhja e dytë që zhvillohet mes qeverive të dy vendeve. Takimi do të mbahet në Podgoricë në ambientet e Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve. Mbledhja do të nisë në orën 09:00 të mëngesit dhe do të zgjasë deri pasdite.

Pas nënshkrimit të dokumenteve të përbashkëta planifikohet të mbahet konferenca për shtyp e Kryeministrit të Malit të Zi  Dritan Abazović dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës.

 

Fraksion.com