AktualitetPolitikëTë fundit

Shqipëri-Mali i Zi, mbledhja e dytë e përbashkët mes qeverive

Mbledhja e dytë e përbashkët mes qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi nisi sot në ndërtesën e re të të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU), në Podgoricë.

Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni i ministrave të kabinetit që e shoqëron u pritën në një ceremoni zyrtare nga Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Pas përfundimit të seancës së përbashkët mes qeverive, e cila po zhvillohet aktualisht kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç do të nënshkruajnë Deklaratën e Përbashkët dhe Marrëveshjen Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna.

Gjithashtu do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje dhe memorandume në fushat e: energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medies, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, kryeministrat e dy vendeve Edi Rama dhe Dritan Abazovic do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

 

Fraksion.com