AktualitetKosovaRajoniTë fundit

Përfundon takimi në Bruksel, Borrell: Palët të gatshëm për zbatimin e marrëveshjes europiane

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell pas takimit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiçi, ka deklaruar se marrëveshje për normalizimin e raporteve do të ishte në të mirë të popujve në Kosovë e Serbi.

“Palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për sa i përket zbatimit të kësaj marrëveshje. Negociata të mëtejme nevojiten për të gjetur modalitetet e zbatimit të marrëveshjes.

Kurti dhe Vuçiç, u takuan sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Paraprakisht, dy udhëheqësit u takuan me zyrtarët evropianë.

 

Fraksion.com