AktualitetPolitikëTë fundit

“Ndihmoi Bashën”, Berisha pyet Yuri Kim: A ka lidhje përpjekja juaj me përpjekjen e McGonigal për licencën e kompanisë ruse?

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se dy zyrtarët e lartë socialistë që ishin përgjegjës për veprimtarinë e ish-agjentit të FBI-së, McGonigal në Tiranë ishin Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla.

Në një deklaratë për mediet, Berisha theksoi se SPAK nuk do ta hetojë këtë çështje për shkak të përfshirjes në nivele të larta.

Po ashtu, Berisha akuzoi ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim se ka mbështetur Lulzim Bashën për qëndrimin e tij në krye të Partisë Demokratike.

“Kam një pyetje për zonjën Yuri Kim: A mund t’u shpjegosh shqiptarëve, në emër të kujt bëre gjithçka për të mbështetur, pas akuzave të qarta të qeverisë tënde zyrtare, për financime ruse të Lulzim Bashës, bëre gjithçka për të mbështetur qëndrimin e tij në krye të PD. A ka lidhje kjo përpjekje e juaj me përpjekjen e McGonigal, që njëra kompani ruse të mos fitojë licencën, por të fitojë kompania tjetër, po e Gazpromit. Çfarë interesash mbronte zonja me mbështetjen e Lulzim Bashës për kryetar të PD? Unë e ftoj Inspektorin e Përgjithshëm të hetojë qëndrimet e saj, të cilat nuk besoj kurrë se ligjet dhe se qeveria amerikane, mund të mbështeste siç mbështeti kjo me fanatizëm dhe verbëri për kryetar opozite një njeri, që raportet e inteligjencës e akuzonin për financim rus. A duhet t’u kërkojë ajo ndjesë shqiptarëve? Çfarë i konsideron shqiptarët zonja? Është mirë të flasë, ka stërfolur në atë shkallë saqë krenohej se shpallej guvernatore, kurse tani hesht si fija e barit. E vërteta është se me heshtjen e saj flet më shumë se çdo deklaratë”, u shpreh Berisha..

 

Fraksion.com