Life StyleTë fundit

I përmendi shtatzëninë, Neda përplaset me konkurrentin e “Për’puthen”

Mbrëmjen e djeshme “Për’puthen Prime” shënoi puntatën e fundit. Emisioni i dashurisë tani do të transmetohet vetëm nga e hëna në të premte, jo më edhe të dielën si gjatë këtyre javëve.

Mirëpo edhe kjo puntatë e fundit shënoi një debat të madh. Jo midis konkurrentëve, por midis një konkurrenti dhe opinionistes Neda.

Viktori u përfshi në “Për’puthen Prime” në një debat me Neda Ballukën. Teksa opinionistja po komentonte takimet dhe njohjet që ka zhvilluar konkurrenti në program, ky i fundit i ngriti zërin duke e kundërshtuar.

Por, nuk u ndal me kaq. Ai i përmendi Nedës familjen dhe përdori një koment të ulët për shtatzënisë e saj.

Menjëherë më pas, moderatorja e emisionit Bora Zemani i kërkoi Viktorit të lërë studion. I nervozuar dhe me ofendimet që nuk i kurseu, ai doli nga skena, ndërkohë që Bora theksoi se do të ketë një vendim nga produksioni për këtë incident.

Neda më herët në një intervistë, ka folur për eksperiencën e saj në Për’puthen. Gjithashtu, ajo u ndal edhe tek zënka që ka patur më herët me Arjan Konomin, shkruan iconstyle.al.

Ajo e konsideroi Arjanin si një njeri me eksperiencë që herë pas here ka bërë debate në televizion.

 

Fraksion.com