AktualitetTë fundit

(Fotot) Aksidenti i frikshëm te “Shallvaret”, policia: 9 të plagosur, shoferi i autobusit nuk rezulton nën efektin e alkoolit

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të hënë, në zonën e ‘Shallvareve”, ku një urban i linjës së Unazës është përfshirë në aksident me 9 automjete të tjera, të gjitha të dëmtuara rëndë.

Autobusi i linjës së Unazës pasi është nisur nga stacioni, ka goditur nga pas një makinë tip Benz, që dyshohet se ishte e ndaluar në pritje të hapjes së semaforit.

Në përplasje janë përfshirë dhe disa automjete të tjera, ndërsa 3 persona kanë përfunduar te Trauma. Po ashtu 9 drejtuesve të mjeteve të përfshira në mjet iu është bërë testi i alkoolit. Ndërkohë, prova të rëndësishme për policinë janë kamerat e sigurisë që ndodhen në rrugë në këtë zonë.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak minuta më parë, ku rreth orës 11:35, në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete, ju sqarojmë se:

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit: A. Xh., 63 vjeç, (drejtuesi i autobusit), M. S., 35 vjeçe; G. P., 27 vjeç dhe V. P., 27 vjeç; O. G., 52 vjeç dhe J. C., 31 vjeçe, D. N., 27 vjeç, K. A., dhe E. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Aksidenti Tirane

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com