AktualitetTë fundit

12 makina u përfshinë në aksident! Shkak dyshohet humbja e kontrollit nga shoferi i urbanit të Unazës, 9 të plagosur

Dymbëdhjetë automjete u përfshinë në aksidentin e ndodhur pranë Urës së Tajvanit këtë mesditë, duke plagosur tre persona dhe lënduar lehtë disa të tjera.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit zinxhir që ka krijuar trafik të rënduar dhe ka trembur dëshmitarët në vendngjarje, por paraprakisht dyshohet se shoferi i urbanit ka humbur kontrollin e mjetit.

Tetë persona ndodhen aktualisht në spital. I plagosur ka mbetur dhe shoferi i autobusit, ndërsa disa persona të tjerë që u lënduan lehtë morën ndihmën e parë dhe u larguan nga vendngjarja.

Urbani i linjës së Unazës ka pësuar dëme të shumta materiale, bashkë me mjetet e tjera dhe pritet ekspertiza e grupit hetimor për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti të shumëfishtë.

 

Fraksion.com