Life StyleTë fundit

Tea: Fansi i Luizit tentoi të më aksidentonte me makinë!

Eksperienca e saj në “Big Brother Vip” e ka risjellë Tea Trifonin në qendër të intervistave dhe daljeve publike. Ndonëse nuk zgjati shumë, ajo bëri bujë në këtë reality-show.

Së fundmi në një intervistë për “Se luan topi”, ajo ka rrëfyer një episod të frikshëm me një fans të Luizit. Sipas Teas një nga ata disa ditë më parë është përpjekur ta aksidentojë.

“Pak ditë më parë madje dikush u mundua të më përplaste me makinë. Një nga fansat e Luizit. “Big Brother-i” vazhdon edhe jashtë. Isha në makinë, isha pasagjere. Motra e vogël ishte në timon dhe dikush po mundohej të na përplaste që të bënim karambol. E kuptova se ishte fansi i Luizit, se po na hidhte ujë, po thërriste, po shante deri diku,”-u shpreh Tea.

Më herët Tea Trifoni pranoi atë që të gjithë e kishim kuptuar: pëlqimin e saj për Luiz Ejllin. U desh të eleminohej nga shtëpia e ‘Big Brother VIP Albania’, të kalonin disa ditë, e më pas të pranonte se ka pasur pëlqim për Luizin, konkurrentin me të cilin kishte raport të mirë në fillim por jo aq të mirë në fund.

‘Më pëlqente shumë’- tha sot Tea teksa ishte e ftuar në një nga rubrikat e ‘E Diell’.

Ajo pranoi se mund të kishte krijuar diçka më shumë mes tyre mirëpo ofendimet e bëra nga ana e tij, bënë që ‘gjëja’ të mos funksiononte.

‘Mua Luizi më pëlqente shumë dhe do doja shumë që të kishim krijuar diçka bashkë aty brenda por nuk na eci se ai më ofendoi. Më serioze se kaq nuk ka.’

 

Fraksion.com