AktualitetTë fundit

Policia: I identifikuam vajzat e mitura që u përleshën në Tiranë

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me videon e publikuar në media, ku disa vajza të mitura, janë konfliktuar fizikisht.

Në njoftimin e policisë thuhet se në bashkëpunim edhe me drejtorinë e shkollës “Kongresi i Manastirit”, u bë i mundur identifikimi i një të mituri që kishte filmuar konfliktin, si dhe identifikimi i 4 të miturave të përfshira në konflikt.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në prezencë të prindërve dhe të punonjësve socialë, janë shoqëruar dhe po intervistohen 5 të mitur të moshave 13 dhe 14 vjeç, një djalë e 4 vajza.

Policia thotë se ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur me datë 15.02.2023, në rrugën “3 Dëshmorët”, dhe jo në ambientet e shkollës.

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të konfliktit nëpërmjet shtetaseve të mitura.

 

Fraksion.com