AktualitetTë fundit

Mësues edhe ata që nuk kanë mbaruar për Mësuesi

Profesionin e mësuesit në sistemin parauniversitar tashmë do ta ushtrojnë edhe ata të diplomuar që nuk kanë mbaruar për Mësuesi. Sipas ekspertëve, ajo që shihet me shqetësim është se deri tani nuk është vendosur asnjë kriter për mesataren e këtyre të diplomuarve, të cilët mund të përfitojnë nga mësimdhënia.

Nëse për të ndjekur Mësuesinë duhet të kesh një mesatare mbi 8, për ata që kanë përfunduar ciklin e studimeve edhe me mesatare nën 8 nuk ka kufizim për të dhënë mësim.

Irida Sina, specialiste arsimi: Bëhet fjalë për ata individë që mund të kenë mbaruar shkenca matematikore për një afat 4-vjeçar. Do të kenë mundësinë që falë një programi të formimit Psiko-Pedagogjik të bëhen mësues në të ardhmen. Nuk është mesatare dalëse nga Universiteti, nuk kemi një mesatare të tillë.

Sipas specialistëve, ky vendim u mor pasi shumë degë rrezikonin mbylljen dhe mungesën e specialistëve në treg, ashtu si Mësuesia.

 “Është një këmbanë, sidomos për ato degë ku ne e pamë këtë vit që tek Matemika kishim shumë pak regjistrime.”

Por përpara se të kalojnë në statusin e mësuesit, këta individë duhet të ndjekin sërish një program studimi për Pedagogji me një afat shumë të shkurtër.

“Pranë fakulteteve përkatëse që do të akreditojnë këto programe për të zgjedhur që pas 6 muajsh të jenë mësues.”

Programet e studimit të formimit të vazhduar në fushën Psiko-Pedagogjike, do të ofrohen nga institucionet e arsimit të lartë që kanë programe studimi të ciklit të parë dhe të dytë në fushën e Mësuesisë. Ato do të organizohen me jo më pak se 30 kredite dhe me kohëzgjatje normale një semestër.

 

Fraksion.com