AktualitetPolitikëTë fundit

“S’kam folur asnjëherë”, Berisha: E dashura e McGonigal u mërzit se Rama fliste 2 orë në telefon me bashkëjetuesin e saj

Ish Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar mediat, disa gazetarë me emra, që sipas tij mbrojnë Ramën për çështjen McGonigal. Ai tha se të gjithë këta e konsiderojnë si ‘shtrigë’ të dashurën e ish zyrtarit të lartë të FBI por ajo është patriote e vërtetë.

“Tani shërbëtorë të Ramës në media thonë se shtriga botërore sipas tyre  është një zonjë patriote e vërtetë e vendit të vet. Ia ktheu të gjitha ato që meritonte McGonigal dhe ajo ishte e mërzitur. Njeriu më i vështirë për të folur në telefon është Edi Rama. Unë s’kam folur asnjëherë por nuk e lëshon telefonin, të mban dy orë në telefon. Ajo ishte e mërzitur sepse ai fliste gjithë ditën me Kryeministrin dhe ajo mërzitej”, tha Berisha.

 

Fraksion.com