Rama tha se nuk e ndihmon dot, Ahmetaj: Nuk do të doja të isha në vendin e kryeministrit
Arben Ahmetaj i është përgjigjur deklaratës së bërë nga kryeministri Edi Rama në emisionin “Opinion” për akuzat që lidhen me inceneratorët.
Ahmetaj tha se nuk do të donte të ishte në vendin e kryeministrit, ndërsa e cilësoi të drejtë deklaratën e Ramës që secili zyrtar të mbaj përgjegjësi personale për veprimet e tij.
Ahmetaj: Unë Edi Ramës nuk i kam kërkuar asnjëherë ndihmë. S’do doja të isha në rolin e kryeministrit. Ai për sugjerim, të bëjë atë që bën më mirë. Gjykatësi është pak i sikletshëm.
Pyetje: T’u kujtua Saimir Tahiri apo Lefter Koka?
Ahmetaj: Mua më kujtohen, kur ka qenë dhe Bashkim Fino i shkreti. Më kujtohen këta ish-kolegë, me shumë dhimbje. Me Saimir Tahirin nuk kam shkuar fare, por dhimbja që të shohë një ish-koleg në atë gjendje. Ajo që tha kryeministri, bëri rolin e gjykatësit. Ai e ka zakon të drejtë që thotë përgjegjësia është personal;e.
Pyetje: Ka bashkëpunuar për ndonjë gjë, ka pasur dijeni për çështjen e inceneratorëve?
Ahmetaj: Jeni në vete apo jo? E para dhe mbi të gjitha, dua të bëj një sqarim. Unë kam 33 vjet që punoj dhe perceptimi, ja kanë dalë, kanë ngritur një perceptim negativ kundër meje. Është një miks. Unë sot kam shumë të qartë këmbët dhe duart e përpjekjes, trupin dhe kokën do e kem shumë shpejt.
Frakaion.com