AktualitetPolitikëTë fundit

Ambasadorja Yuri Kim: Nuk duhet të ketë asnjë dyshim, SHBA është dhe do jetë në krah të Ukrainës

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, në fjalën e saj të mbajtur sot në Tiranë në ditën që shënon 1 vit nga sulmi rus ndaj Ukrainës, u shpreh se nuk duhet të ketë dyshime se në cilin krah qëndron SHBA.

Ajo tha se SHBA është dhe do të jetë gjithmonë përkrah popullit të Ukrainës dhe se do ta mbështesë deri sa të jetë nevoja.

“Vetëm pak ditë më parë presidenti Biden shkoi në Kiev dhe nuk duhet të jetë asnjë dyshim se ku qëndrojnë SHBA. Ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës. Nuk duhet të ketë dyshim që ne do të jemi me popullin e Ukrainës, për sa kohë të nevojitet. Presidenti Biden i kujtoi botës se Putini e kishte gabim kur mendonte se Ukraina ishte e dobët, apo se perëndimi ishte i përçarë. Perëndimi është si asnjëherë më parë i bashkuar. Populli i Ukrainës kanë mundur t’ia dalin mbarë pavarësisht të gjitha sfidave”, tha ambasadorja e SHBA në Tiranë.

 

Fraksion.com