AktualitetTë fundit

Ambasadori Shkurov: Mirënjohje Shqipërisë për mbështetjen!

Ambasadori ukrainas në vendin tonë, Volodymyr Shkurov ka marrë pjesë në marshimin e organizuar nga Bashkia e Tiranës në solidarizim me luftën në Ukrainë, nga ku dha një mesazh mirënjohjeje.

Në fjalimin e tij ambasadori Shhkurova falenderoi Shqipërinë për mbështetjen e veçantë nga kryesimi në këshillin e sigurisë të OKB si dhe për ndihmën financiare dhe ushtarake që qeveria i ka dhënë Ukrainës.

“Ashtu si një vit më parë, armiku ka përqendruar mijëra tanke, armë të rënda, predha dhe avion luftarak. Pushtuesit rus janë fokusuar me forcat e tyre në shkallë të lartë ofensive me fokus Donetsk dhe Luhansk. Mbrojtësit kanë çliruar thuajse gjysmën e territorit të pushtuar nga Rusia. Ukraina tashmë është e mbuluar në gjak po vijon të luftojë për nderin dhe lirinë. Përgëzoj ukrainasit që jetojnë në Shqipëri. Mirënjohje të veçantë për mbështetjen edhe nga kryesimin i Shqipërisë në këshillin e sigurisë të OKB për ndihmën financiare dhe ushtarake që qeveria e Shqipërisë i ka dhënë Ukrainës. Falënderoj dhe popullin shqiptar për ndihmën humanitare. Falënderim edhe për Bashkinë e Tiranës, partitë politike, diplomatët e ambasadave të huaja dhe të gjithë juve të pranishëm për solidaritet ndaj popullit të Ukrainës”, tha ambasadori i Ukrainës.

 

Fraksion.com