AktualitetPolitikëTë fundit

“Vula e Pd-së më 3 mars”, Balla: Jam i fundit që i intereson se si del vendimi

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga jashtë Kuvendit deklaroi për mediat se nuk ka asnjë interes se çfarë vendimi do të marrë gjykata e Tiranës për çështjen e vulës së PD.

Duke i kthyer përgjigje shqetësimit të deputetit të PD-së, Gazment Bardhi se nuk kishte kuorum për votimin e 3 projektligjeve, Balla tha se ligjvënësit mund të ankimojnë.

“I fundit që i intereson se si del vendimi për PD në 3 mars, jam unë. S’kam asnjë lloj meraku. po ja thonin njëri-tjetrin, që ‘fitoj unë!”. Ky vendim ka të bëjë me një presion që i bëjnë palëve. S’jam orakull. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i rëndësishëm, që duhen zbatuar. Janë vendime të formës së prerë. Mos u nxitoni kur bëni konstatime. S’ka asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese që nuk zbatohet. Pati dhe një ankesë nga deputetë të opozitës për kuorumin, por ka mundësi që të animosh.”, tha Balla.

 

Fraksion.com