AktualitetPolitikëTë fundit

Vendimi i Apelit për vulën e PD në 3 mars, avokati i njohur: Gjykata s’mund të pranojë ankimin e Alibeajt, nuk ishte palë as në shkallën e parë

Avokati i njohur Genc Gjokutaj shprehet se gjykata e Apelit nuk mund ta pranojë ankimimin e grupit të Alibeajt për vulën e PD-së për shkak se ky grupim nuk ishte palë në vendimin që dha shkalla e parë e gjyqësorit.

Në një status në faqen e tij në Facebook, Gjokutaj shkruan se “Kush mendon dhe shpreson ndryshe nuk mund te ndihmohet dot as me presion politik dhe as me para!”

Statusi i Gjokutajt

 

Me daten 3 mars Gjykata e Apelit Tirane nuk do te gjykoje statutin e Rithemelimit e PD te dates 11 dhjetor 2021 pasi:

 

Gjykata e Apelit ne fillim te gjykimit ne baze te ligjit verifikon pranine e paleve dhe legjitimimin aktiv te tyre dhe posacerisht legjitimimin e ankuesit (Alibeaj &Co) qe ka ankuar çeshtjen!

Gjate verifikimit te legjitimimit aktiv te ankuesit (Alibeaj & Co) Gjykata e Apelit do te konstatoje se ankuesi jo vetem qe nuk ka qene pale ne gjykimin ne shkalle te pare por as e ka kerkuar nje gje te tille me kerkese per njohjen e tyre (Alibeaj & Co) si pale e interesuar!

E vetmja kerkese qe ankuesit (Alibeaj & Co) kane bere gjate gjykimit ne shkalle te pare ka qene perjashtimi i gjyqtarit te çeshtjes Z. Agron Zhukri nga gjykimi i çeshtjes! Kjo kerkese i ka kaluar per shqyrtim gjyqtarit Z. Arben Konstandini i cili ka vendosur rrezimin e kerkeses se Alibeaj & Co per perjashtim te gjyqtarit Z. Agron Zhukri pikerisht per shkak te mungeses se legjitimimit aktiv! Pra i palegjitimuari per te kerkuar perjashtimin e gjyqtarit te shkalles se pare u legjitimoka qe te ankohet ndaj vendimit te ketij gjyqtari (Agron Zhukri) siç ne menyre haptazi te kunderligjshme ka ndodhur!

Ne keto kushte Gjykata e Apelit eshte e detyruar qe ne fillim te gjykimit te vendose mospranimin e ankimit te ankuesit (Alibeaj & Co) per mungese te legjitimimit aktiv te tij pa i hyre fare dhe pa shqyrtuar shkaqet e paraqitura ne ankim!

Kjo eshte rruga ligjore dhe keshtu do te ndodhe! Kush mendon dhe shpreson ndryshe nuk mund te ndihmohet dot as me presion politik dhe as me para!

 

Fraksion.com