“Protesta deri në largimin e Ramës”, Berisha: Denoncuam para shqiptarëve shkelmimin e Kushtetutës
Ka përfunduar protesta e opozitës para Parlamentit.
Berisha ka folur për mediat pas mbylljes së protestës së opozitës.
“Vijon revolucioni i pamposhtur.
Sot beteja i zhvillua në sall nga deputetët tanë të cilët denoncuan e dënuan para shqiptarëve shkelmimin e Kushtetutës me urdhër të krim-kryeministrit Rama, ose krim-ministrit Rama.
Tentoi të shkatërronte opozitën dhe ka rekrutuat me korrupsion partnerit tonë të madh kundërzbuluesin në një akt anti-SHBA e anti NATO.
Ky akt dhe mbrojtja që po i bën pseudo mazhoranca tregon se kemi të bëjmë me një forcë politike dhe një kryeministër që mbron me çdo çmim e kusht pushtetin e interesat e Putinit dhe Putinit të vogël në Beograd.
Protestat do vijojnë deri në largimin e Ramës.
Nuk mund të quhet kryeministër ai që paguan kundërzbuluesin e botës ndaj opozitës”, tha ai.
Nërkohë Flamur Noka ka lajmëruar se protesta e radhës do të mbahet në datën 3 mars në orën 12:00.
Fraksion.com