AktualitetBota+Të fundit

Pentagoni: SHBA do të përmbushë angazhimet e traktatit të armëve bërthamore

SHBA po planifikon të vazhdojë të respektojë angazhimet e saj sipas traktatit të çarmatimit bërthamor New START, pavarësisht vendimit të Rusisë për të pezulluar marrëveshjen për momentin.

“Asgjë nuk po ndryshon për sa i përket detyrimeve që ne jemi vendosur të përmbushim”,  siguroi gazetarët zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh.

”Vendimi i Rusisë për të ngrirë marrëveshjen ishte i papërgjegjshëm”, shtoi ajo.

”Qeveria e SHBA beson se një fuqi e përgjegjshme bërthamore duhet të vazhdojë të punojë me vende të tjera në mbarë botën që kanë këto aftësi bërthamore dhe Uashingtoni po i merrte seriozisht detyrimet e tij sipas traktatit të”, tha Singh.

Ndërsa Uashingtoni e ka kritikuar ashpër masën, zëdhënësja e Pentagonit theksoi se të dy vendet ende po komunikonin.

“Nuk është se e kemi mbyllur komunikimin. Ne mirëpresim komunikimin me Rusinë”, tha Singh.

 

Fraksion.com