“Më erdhi ish-ministrja e Ramës, më kërkoi të shkonte ambasadore në SHBA”, Meta tregon takimin në Presidencë:I thash ‘kujdes se mos ta fut Rama’, sot ajo…
Ilir Meta, duke folur nga podiumi i protestës para parlamentit, tha se Edi Rama ka frikë nga çdo zë kundër brenda PS, dhe zgjedh “t’i asgjësojë ata”.
Kreu i Partisë së Lirisë, rrëfeu se të njëjtën gjë ka bërë edhe me një ish-ministre, të cilës nuk ia tha emrin, duke treguar sesi i kishte kërkuar që ta dërgonte ambasadore në SHBA, e sipas tij, këtë e kishte bërë vetëm për ta hequr si deputete pasi ajo ishte zëri i vetëm që dilte kundër.
Sipas Metës, ish-ministrja në fjalë, nuk u bë më as deputete, dhe as ambasadore, duke u mënjanuar nga PS.
“Së bashku me sektin e tij, që i ka bërë dëme më shumë se çdo pushtues i huaj këtij vendi. Duhet t’u them një histori, sesi u katandis kështu ky parlament, që përjashtohen ata deputetë të nderuar për një fjalë gojë… Sepse ai është në një gjendje shumë të rëndë, por edhe sepse e ka shuajtur edhe atë PS që ekzistonte, e ka fshirë, dhe ndaj Shqipëria vuan nga kartonokracia.
Në 2017 më erdhi një ish-ministre socialiste, s’ka nevojë t’ia them emrin, sepse secili e imagjinon, edhe më thotë, ‘meqenëse se ti je zgjedhur për president, a ke t’i kundërshtim që unë të shkoj ambasadore në SHBA’, ‘jo i thash, por pse?”. ‘Më thirri Edi, mu përgjëruar dhe më tha të dua atje’. I thash ‘unë s’kam kundërshtim, por kujdes mos ta fut Edi, se s’të do më deputete’., sepse ajo ishte zëri i fundit kundër që kishte mbetur në PS… ajo zonja e nderuar, as ambasadore nuk bë, dhe as anëtare e asamblesë nuk u bë. Pse? Sepse është skizofren dhe edhe një zë kundër e shqetëson.
Mos u habisni nëse do u japë urdhra deputetëve të PD që edhe një i vetëm deputet i PD të mos ngelet. Se edhe një i vetëm e tmerron se e tmerron e vërteta. E tmerron firmat që ka hedhur për të vjedhur miliarda, për të blerë Mc gonigalët, për të vrarë pluralizmin në Shqipëri. Dëshiron ta kthejë Shqipërinë në një ferr të vërtetë për shqiptarët e ndershëm. Prandaj do të shkatërrojë pluralizmin. E kanë kuptuar dhe socialistët e ndershëm dhe idealistët. Nuk krahasohemi dot as më shtetin më të ri në rajon, Kosovën.
Kemi të bëjmë me një bandë që është deligjitimuar plotësisht. Kur ngrihet populli ngrihet llogaridhënia, bien çmimet.
Ju deputetë të PS-së mblidhuni të mos keni një fat si PASOK-u.
Sikur çdo demokrat dhe demokrate do të punonte me 1/5 e pasionit të tij nuk do të ngelej asnjë bashki në hartën e Shqipërisë të votonte për këta hajdutë”, tha Meta.
Fraksion.com