“GJKKO e shpalli të pafajshëm”, Këlliçi: Nuk do ia dalin të na mbyllin gojën! 14 maji po afron…
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka bërë sot me dije vendimin e marrë ndaj tij nga GJKKO në lidhje me akuzat për shpifje.
Këlliçi u shpreh se GJKKO e shpalli të pafajshëm, ndërsa shtoi se sado që të përpiqen, nuk do t’ia dalin dot t’i mbyllin gojën opozitës, si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit.
Postimi i plotë:
Në tentativë për të goditur kandidaturën dhe emrin Belind Këlliçi, i shumëpërfoluri Ardian Çela i OSHEE-së, apeloi vendimin gjyqësor të shkallës së parë, me synim që të përsëriste akuzën ndaj meje për shpifje. Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) më shpalli të pafajshëm, duke konfirmuar vendimin e shkallës së parë.
Sado të tentojnë që ti mbyllin gojën opozitës, brenda apo jashtë parlamentit, me apo pa vendime gjykatash, NUK do ia dalin dot!
14 maji po afron dhe inkurajoj çdo qytetar apo punonjës të administratës publike, të ngrenë zërin për çdo parregullsi, shantazh apo intimidim për t’i diktuar votën!
Në mbyllje, i uroj shëndet Ardian Çelës!
Fraksion.com