AktualitetPolitikëTë fundit

Gjiknuri, Felaj dhe Mediu në AP të OSBE-së: Lufta në Ukrainë ka vënë në pikëpyetje sigurinë globale

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri bashkë me nënkryetaren e Kuvendit, Ermonel Felaj po marrin pjesë në punimet e Asamblenë Parlamentare të OSBE-së e cila zhvillon punimet e saj në Vjenë teksa shënohet një vit qëkurse nisi agresioni rus në Ukrainë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri nënvizon se, ky agresion shkeli çdo parim e ligj të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë edhe vet parimet mbi të cilat është krijuar dhe vepron OSBE. “Në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, e cila zhvillon punimet, teksa shënohet një vit qëkurse nisi agresioni rus në Ukrainë, një ndërhyrje e cila shkeli çdo parim e ligj të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë edhe vet parimet mbi të cilat është krijuar dhe vepron OSBE”, shprehet Gjiknuri.

“Pjesëmarrja e delegacionit rus në takimin e sotëm ka ngjallur reagim të fortë të pjesës më të madhe të vendeve anëtare të asamblesë. Kjo luftë e padrejtë të cilës akoma nuk po i duket fundi ka vënë në pikëpyetje rendin dhe sigurinë globale duke i bërë sfidat e OSBE-së jetike, në kushtet kur parimet bazë të paqes dhe lirisë mbi të cilat ngrihet organizata janë shkelur brutalisht”, thekson Gjiknuri.

Në fotot e postuara nga Gjiknuri duket edhe kryetari i Parisë Republikane Fatmir Mediu.

 

Fraksion.com