AktualitetBota+Të fundit

Video: Biden rrëzohet sërish në shkallët e avionitnit

Presidenti Joe Biden u pengua në shkallët e Air Force One ndërsa po hipte në avionin presidencial në bazën ajrore Andreës për të fluturuar në Kaliforni.

Biden, 79 vjeç, u ndal për një kohë të shkurtër dhe uli dorën për të rifituar ekuilibrin e tij ndërsa po ngjitej në shkallët e aeroplanit.

Incidenti është i fundit në një varg rrëshqitjesh në shkallët për komandantin e përgjithshëm, i cili bëri të njëjtën gjë vetëm muajin e kaluar rrugës për në Illinois.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë po kthehej në SHBA pas vizitës 3-ditore në Evropë, ku ishte edhe në Ukrainë.

Kjo është hera e dytë që 80-vjeçari pengohet në shkallët e avionit, ndërkohë që në qershor të vitit 2021 u rrëzua nga biçikleta në prani të mediave.

Fraksion.com