AktualitetTë fundit

Përfshihet nga flakët apartamenti në Tiranë, s’ka të lënduar

Zjarr në një apartament në një pallat pas Presidencës. Mësohet se flakët kanë rënë në katin e 6 të një pallati,  ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Ndërkohë, banorët e pallatit janë evakuuar, ndërsa zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e incidentit në fjalë.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, ka rënë zjarr në katin e 6-të të një pallati, në rrugën “Abdyl Frashëri”.  Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse.  Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Fraksion.com