AktualitetTë fundit

Ja kush ishte viktima e sherrit në Greqi, shqiptari u vra aksidentalisht me armë zjarri

Shqiptari që u vra aksidentalisht gjatë një sherri me armë zjarri në Greqi është identifikuar.

37-vjeçari quhet Pëllumb Islami, por të gjithë e thërrisnin Sandri dhe sipas informacioneve ishte me profesion hidraulik.

Kujtojmë se ai mbeti i vdekur pas një sherri banal në lagjen Nea Jonia të Athinës.

Sipas policisë greke, gjithçka nisi pas një konflikti rreth orës 23:40, që disa klientë shqiptarë patën mes njëri-tjetrit në ambientet e një lokali.

Shumë shpejt sherri degjeneroi në përplasje fizike, e në vazhdim njëri prej tyre nxori një pistoletë që mbante me vete dhe qëlloi me armë ndaj grupit kundërshtar.

Plumbat plagosën një prej klientëve që ndodhej në lokal, i cili nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Ai u dërgua në spitalin KAT me plagë në gjoks dhe shpatull, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

Policia e cila  mbërriti  në vend ngjarje brenda pak minutash, tha se autorët mundën të largoheshin me një automjet të markës “Mercedes”, por nuk u bë i mundur ndalimi i tyre.

Në vend u gjetën shtatë gëzhoja dhe një plumb të deformuar, të cilat u dërguan për ekzaminim. Ende nuk dihen shkaqet e sherrit, por dyshohet për larje hesapesh mes bandave.

“Dola jashtë, ishte kaos, e pashë të plagosurin të rënë. Një makinë është larguar me shpejtësi dhe i kanë bërtitur shoferit “ik, ik””, tha për mediat greke një banor i zonës.

7 shqiptarë, pjesë e një grupi trafiku droge, sherr me armë në një lokal në Greqi, vritet një tjetër bashkatdhetar që s’kishte lidhje me ta! Viktima po shihte ndeshjen

 

1677067514_kafeteriapirobolismoineaionia1024x768.jpg

1677056196_ff.JPG

 

Fraksion.com