AktualitetBota+Të fundit

Francë, nxënësi 16 vjeçar vret me thikë mësuesen e tij

Një nxënës i shkollës së mesme në Francë me thikë për vdekje një mësuese spanjolle në një shkollë në qytetin francez të Saint-Jean-de-Luz.

Prokurori lokal Jerome Bourrier konfirmoi sulmin për agjencinë e lajmeve AFP, me mediat lokale që thanë se incidenti ndodhi në një klasë të mërkurën në mëngjes.

Autoritetet kanë konfirmuar se policia është në vendngjarje me prokurorin vendas. Nxënësi është arrestuar. Mësuesja ishte në të pesëdhjetat e saj dhe vdiq nga arresti kardiak kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, shkruan BBC.

Gazeta franceze Sud Ouest tha se sulmuesi hyri në klasë ndërsa mësuesja spanjolle po jepte një klasë dhe e sulmoi atë. Për ngjarjen reagoi edhe ministri francez i Arsimit, Pap Ndiaye i cili u nis menjëherë në vendin e ngjarjes.

 

Fraksion.com