AktualitetPolitikëTë fundit

“Dëshmia nga Elvis Mata për ÇEZ? Një mashtrues i përzënë nga LRI”, Meta shpërthen në të qeshura kur pyetet për SPAK: S’pengoj urdhrat e partisë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa u pyet nga gazetarët mbi dëshminë e tij në SPAK dhe për faktin nëse u përball me akuzat e dëshmitarit Elvis Mata për çështjen ÇEZ-DIA, theksoi se ky i fundit ishte një mashtrues që ishte përzënë në 2005-ën nga LRI.

“S’mund të ftohem sot për asnjë akt timin, për asgjë që ka të bëjë me përmbushjen e funksionit zyrtar për atë periudhë. Po, padyshim u pyeta. Nëse drejtësia të kërkon të pyetesh, s’mund t’i shmangem. Ajo që mund t’ju them është se pa asnjë diskutim, nuk ekziston asnjë akt, asnjë dokument që Ilir Meta në çdo lloj detyre të ketë favorizuar. Faktet tregojnë qartë se Ilir Meta ka mbrojtur vetëm interesin publik. Bashkëpunëtor dihet se kush është! Fuga. Ai bën portalet dhe ata bëjnë kallëzimet. Prokurori, apo personi i autorizuar që më pyeti, mund t’ju them se përgjigjen më të shkurtër e kam dhënë për këtë person, mashtrues, të përzënë nga LRI që në 2004-2005 (Matën). Kushdo që ka probleme me drejtësinë, mund të marr status. Është i autorizuar SPAK që ta përdorë përgjigjen time, gjithçka është mashtrim ordiner. Këtu janë mal dosjet dhe kallëzimet e bëra, edhe nga unë. Për mld euro që i kushtojnë qytetarëve shqiptarë dhe shumë të tjerëve dëme. Ju ftoj që të bëni pyetje.”, tha Meta.

Teksa u pyet për faktin nëse ka dyshime se SPAK është i ndikuar, Meta shpërtheu në të qeshura.

“Që u thirr Ilir Meta në SPAK, ishte urdhër partie. Unë nuk pengoj askënd që të marr urdhra nga partia. Unë jam ai që ka qenë. Ata njihen për ato firmat fët e fët që vidhen akoma në Sharrë.”, tha Meta.

 

Fraksion.com