“SPAK s’ka këllqe”, debate në Sekretariatin e Kuvendit, Spaho: Do thyej edhe karriget!
Debate në mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat dhe Votimet, ku do të merret masa disiplinore për 6 deputetë të Partisë Demokratike.
Mes atyre që është kërkuar kjo masë, deputeti i PD-së, Edmond Spaho teksa bëri disa pyetje se pse nuk ngrihet Komisioni Hetimor për McGonigal, kërkoi fjalën e tij në sallë, ndërsa debatoi me kryetaren, Klotilda Bushka. Ai tha se SPAK nuk hap hetimet ndaj çështjes McGonigal dhe lidhjeve të tij me Ramën, pasi ka frikë nga kryeministri.
“Mbledhja zhvillohet ditën e parë të punës, dhe duhet ta kishit mbajtur dje. Kjo që po bëni është e jashtëligjshme. Do e ankimoj këtë shkelje në Gjykatën Administrative. Përveç arsyeve të tjera, s’dua që të lejohet që këtu të instalohet një diktaturë. Çfarë po kërkojmë ne që çuditeni ju që të flasim për këtë skandal të madh?! Çfarë ka ndodhur në SHBA? Po e heton Kongresi. Të njëjtën gjë kërkojmë dhe ne. SPAK nuk ekziston dhe nuk ka këllqe që të hetojë Edi Ramën, dhe të hetojë Kuvendin, ku së paku është opozita, që të hetojë faktet. As komisioni hetimor nuk merr, se e kemi provuar se si bllokohet ky komision. Me kë është takuar McGonigal? A ka ushtruar presion? A është takuar me ligjvënës?! Më lër të flas zonjë, se keni frikë se çfarë thotë Edi Rama. A po më përjashton? Se ju e keni marrë vendimin. Më dëgjo se pse protestojë unë, mos më pri fjalën. Jam unë që do flas këtu, kam të drejtë të flas se po më përjashton, nuk të lejoj. Nëse do sillesh si laja e kullës së barit, do më dëgjosh. Ore me forcë po vepron ti, unë po respektoj rregullat. Nuk mund të më pengosh.”, tha ai.
Fraksion.com