AktualitetBota+Të fundit

Sërish tërmet në Turqi: 3 persona humbin jetën, mbi 600 të plagosur

Tre persona kanë humbur jetën dhe mbi 680 të tjerë janë plagosur pas tërmetit 6.4 shkallë të Rihterit që ka goditi mbrëmjen e djeshme Turqinë dhe Sirinë.

Sipas mediave turke thellësia e këtij tërmeti ka qenë vetëm dy kilometra

Ky tërmet vjen dy javë pas dy tërmeteve me magnitudë 7.8 dhe 7.5 ballë tronditën Turqinë dhe Sirinë, duke lënë të vdekur mbi 46 mijë njerëz.

Të vdekurit nga tërmeti i së hënës janë gjetur në qytetet Antakia, Defne edhe Samandagi, ka thënë ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu, duke u bërë thirrje njerëzve që të mos qëndrojnë në ndërtesat potencialisht të rrezikshme.

Soylo ka thënë se 213 njerëz janë plagosur në Turqi.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se 470 njerëz kanë vizituar spitalet pas tërmetit, i cili është raportuar të jetë ndier edhe në Egjipt dhe Liban.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë ditë më parë se puna për ndërtim të gati 200.000 banesave në 11 provincat e prekura nga tërmeti në Turqi, do të nisë muajin e ardhshëm.

 

Fraksion.com