“Pre e sulmeve kibernetike?” reagon ‘Air Albania’: Lajme të pavërteta! Për të gjithë pasagjerët tanë, sistemet tona janë të paprekuara
Kompania e fluturimeve ‘Air Albania’ ka deklaruar se lajmet që kanë nisur të qarkullojnë se sistemet e saj kanë rënë pre e suljmeve kibernetike, janë të pavërteta.
Në një reagim për mediat, ‘Air Albania’ ka siguruar të gjithë klientët e saj të dhënat e tyre janë të sigurta pasi sistemet janë të paprekura.
“Nisur nga publikimet e fundit mediatike të pavërteta, konfirmojmë për të gjithë pasasgjerët dhe partnerët tanë se sistemet e të dhënave të Air Albania janë të paprekuara dhe nën monitorim të vazhdueshëm.
Për Air Albania siguria e të dhënave dhe sistemeve operative qëndron në të njëjtin nivel maksimal me sigurinë që garantojmë në avionët dhe udhëtimet tona.
Skuadra të dedikuara ekspertësh monitorojnë operacionet kibernetike 24/7 duke përditësuar gjithashtu në mënyrë të vazhdueshme edhe programet kompjuterike dhe çertifikatat e sigurisë. Me Air Albania çdo qiell është i sigurtë”, thuhet në reagim.
Fraksion.com