AktualitetBota+Të fundit

Media shtetërore ruse: Putin nuk do të monitorojë fjalimin e Bidenit në Poloni

Udhëheqësi rus Vladimir Putin nuk do të monitorojë fjalimin e presidentit amerikan Joe Biden në Poloni më vonë të martën, por do të “informohet për tezat kryesore”, sipas medias shtetërore TASS.

Biden është tani në Poloni për t’u takuar me Presidentin Andrzej Duda dhe do të mbajë një fjalim madhor për të shënuar njëvjetorin e pushtimit të Ukrainës nga Kremlini më 24 shkurt.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se vizita e papritur e Biden në Kiev të hënën “nuk është parë si një “ngjarje e jashtëzakonshme për Rusinë”, raportoi TASS.

 

Fraksion.com